Në rrëfimin e tij Meraj thotë se gjithçka ka filluar në 20 qershor 2010, një natë kur ai ishte duke shkuar për në punë. Sipas tij dy net më parë ai kishte pasur një konflikt me fjalë me punonjës të këtij burgu të cilët ishin personat që merreshin me vëzhgimin e kamerave për punonjësit të cilit ishin në varësinë e tij në orën 24:00 gjatë turnit të tretë. Pas debateve ata kanë ofenduar me fjalë fyese njëri tjetrin. Por ky konflikt mes Agron Meraj dhe agjentëve të burgut të Fushë Krujës Nerin Xhixha dhe Julian Selami ka vijuar edhe jashtë dyerve të burgut.
Në një lokal afër burgut i cili ishte në pronësinë e një prej punonjësve të burgut atij i kanë zënë pritë dhe është goditur rëndë me armën e shërbimit nga të dy punonjësit e sipërmendur. “Ata më thanë ku i ke punonjesit e tu, unë u thash shiko kamerat dhe vazhdo punën s’ke punë me atë që bëj unë. Pas kësaj ata e mbajtën në inat dhe më pas më dolën në pritë dhe më goditën rëndë në afërsi të këtij lokali. Ata nxorrën armën dhe më goditën me armën e shërbimit. Na ndanë të tjerë persona dhe vajtëm në repart, unë isha i gjakosur. Ma morën pistoletën dhe e futën në kasafortën time. Më pas më dhanë pezullim dhe ata i mbajtën në shërbim”, rrëfen ish-polici.
Sipas Agron Merajt një ditë pas sherrin, pra të nesërmen shefi i policisë Ymer Hajdari i ka thënë: “Se ti e ke mbushur pistoletën dhe i ke goditur ata”. Më pas Ymer Hajdari e mori pistoletën tij në kasafortë dhe ka parë se nuk ishte e mbushur. “Bëra një denoncim në Fushë Krujë, një inspektor i krimeve të cili i tregova ngjarjen i cili më tha shko tek mjeku ligjor në Durrës. Ai i kishte njerëz të afërm policët me të cilët u konlfiktova”, thotë Agron Meraj. Në të njëjtën kohë pala tjetër e përfshrië në konflikt ka bërë një denoncim në Fushë Krujë ku kanë deklaruar se Agron Meraj ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar ata me të duke u lënë plagë.
Agron Meraj shpjegon se nëse duhej te shkarkoheshim duhet të hiqeshim të tre nga puna. Ndërsa ka ndodhur e kundërta. “Të burgosurit kanë qënë ata që kanë shtyrë punonjësit e burgut të Fushë Krujës për të më larguar nga puna sepse aty nuk dëshirohej disiplinë as nga punonjësit e policisë dhe as nga të burgosurit. Sepse disa persona të burgosur më thanë që – “...ose në ketu ose ti”-, dhe pas një jave mua më hoqën nga puna duke u sajuar ky konflikt i cili ishte një kurth”, vijon Agron Meraj.
Gjithashtu Meraj sqaron se: “Ka pasur disa raste të tjera konflikti mes punonjësve të burgut dhe nuk i kanë larguar nga puna. Ata donin që të fusnin celularët në burg që i fuste Ymer Hajdari duke marrë rryshfete. Ata kanë futur edhe kazanë rakie ku pinin me të burgosurit. Unë i hiqja telefonat dhe ata me ngritën kurth që të më largonin sepse nuk donin të punoja sipas rregullave, nuk donin disiplinë, donin që të dënuarit të rrinin me dyer hapur që të lëvzinin lirshëm nëpër dhomat e burgut. Ata ma bënë të qartë, më thanë do punosh si të tjerët apo do ikësh nga puna. Rregullorja parashikon se të burgosurit duhet të rrinë në qeli dhe të dalin vetëm për ajrosje. Ndërsa kolegët e mi dhe oficerët e turpës nuk e donin këtë ata donin të rrinin, të hanin e të pinin më të burgosurit. Jam i pafajshëm dhe kërkoj rikthmin në vendin e punës, në strukturat e policisë”, përmbyll rrëfimin e tij Agron Meraj.
Ky ish punonjës i policisë i cili di shumë për ato që kanë ndodhur brenda ambjenteve të burgut të Fushë Krujës nuk mund ta largojë nga vetja ofendimin që i kanë bërë si ish- ushtarak duke theksuar shpesh herë se ndihet keq dhe se i kanë ulur identitetin e tij. Ai jeton në shtëpi me qera gjithnjë. Kur ishte në punë ai kishte mundësi ta përballonte jetesën, por sot ai gjendet në vështirësi për të siguruar jetesën. Agron Meraj ka punuar për 22 vjet në strukturat e policisë së shtetit dhe karriera e tij ka qënë e ndarë mes Ministrisë së Rendit, Policisë Ushtarakë, Komisariatit nr.2, në forcat e Briskut etj. Ai ka shërbyer në institucionet të ndryshme të policisë së shtetit dhe nga detyrat e mëpërshme ai nuk ka pasur asnjëherë konflikte me punonjës apo njerëz të jashtëm që prezantohen në këto institucione.
Agron Meraj ka fituar gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë për heqjen në mënyrë të padrejtë nga puna dhe tashmë çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit. Gjithashtu, cështjen e tij ai ia ka shtruar edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Sali Berisha, Ministrit të Drejtësisë si dhe Drejtorit të Burgjeve Gazmend Dibra. Çështja e tij është shqyrtyar edhe nga avokati Albert Pilo, në instiotucionin e Avokatit të Popullit i cili ka gjetur një shkresë të fallsifikuar me të cilën e kanë hequr nga puna, pasi burgu nuk i jepte informacion për heqjen Agron Meraj. Albert Pilo ka dhënë rekomandim i cili shprehet për anullim të vendimit për largim nga puna.
Agron Meraj apelon ndaj Drejtorit të Burgjeve Gazmend Dibra të cilit i kërkon ta marrë në konsideratë problemin e tij dhe ta kthejë atë në strukturat e policisë së shtetit.
Avokati dhe ish-Drejtori i Burgut nr. 325, Astrit Osmani i ftuar në studion e “Urbanika”, thotë se për këtë rast kemi të bëjmë me një mënjanim të njerëzve të disiplinuar dhe me moral të lartë në punë, për ti hapur rrugë atyre që kërkojnë të punojnë me të tjera rregulla dhe ligje të vendosura në ambjentet ku punojnë.
Avokati Osmani thekson në fund se Agron Meraj nuk mund të rikthehet më në punë, por do të marrë 12 pagat që përfiton me ligjin nr. 10 142 dhe gjithnje do të luftojë në kohë për të fituar të drejtën e tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)