Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump

Kompania e Jared Kushner, dhëndrit të Trump, mori statusin e investitorit strategjik duke i hapur rrugë ndërtimit të resortit luksoz në ishullin e Sazanit me vlerë 1.4 mld euro. Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se kjo marrëveshje është një imazh që do të përfitojë Shqipëria edhe nga zhurma që di të prodhojë Trump. Ai thekson se vetëm 8% e sipërfaqes së ishullit do të shfrytëzohet për ndërtimin e këtij resorti.

“Imazhi ose PR që i bëhet vendit për shkak të zhurmës që di të prodhojë Trump, të gjitha janë në interes të Shqipërisë. Vetëm 8% e Sazanit do jetë e shfrytëzueshme investitorit strategjik. Politika sot nuk është vetëm marrëdhënie institucionale, është marrëdhënie njerëzore”, tha Muça.

Muça zbulon se Rama do të jetë i vetmi kryeministër nga Ballkani që do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar si president i SHBA.

“I vetmi kryeministër apo kryetar shteti, nga Ballkani do jetë vetëm Rama”, tha Muça.

Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’ thotë se investimet strategjike janë të mirëpritura, aq më tepër kur bëhet fjalë për investime të huaja. Por shpreh rezerva, pasi sipas tij Rama e njoftoi këtë investim strategjik para se të futej në procedurat e shtetit shqiptar.

“Gjithë investimet strategjike janë të mirëpritura, ky është rasti i parë që investitori strategjik është i huaj. Është absolutisht i mirëpritur. Aq më tepër kur bëhen nga partnerë strategjikë, problemi që kemi ne, është se kjo nuk erdhi si pasojë e procedurës së brendshme të shtetit shqiptar, që Kushner të përfitonte një procedurë. Është deklaruar në vetë të parë nga Rama pas një takimi informal në një nga brigjet e detit të jugut. Është çuar kryeministri ka thënë do bëjmë investim strategjik dhe kjo bëhet me një foto informale në një takim informal të kryeministrit. Jep një investim strategjik pa nis procedura. Deklarimi është bërë një vit e gjysme para. Vullneti nuk mund të tejkalojë procedurat shtetërore”, tha Kthupi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/01/2025 04:13

    /Rama do te jete i vetmi nga liderat ne Ballkan qe eshte ftuar ne inagurim/-thote Flogert Muca!O Flogert je /Muc per ideal/sic e ke dhe mbiemrin.Po a duhet shitur Sazani per ca aspra,per nje reklame vendit e per nje karrige ne inagurim?!

    Përgjigju
  • Beni: 16/01/2025 00:26

    Aaaaa epo pse stthua ti Muça, karrigia e Ramës në betimin e Trump vleka sa ishulli Sazanit. Bravo. Çmendim kanë sufllaqexhinjtë e Fugës??? Upsss harrova, Fuga ka ik në Azi me shërbim nga Sorrosi qe të përçojë përvojën 12 vjeçare pranë Skënderbeut të Spidhopi….it

    Përgjigju
  • Roni: 15/01/2025 23:18

    Mashtrus, do jet dhe Pacolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq