TIRANË - Ndjekje, vëzhgim dhe në fund finalizim me vrasje të ish-policit Ajet Zeqaj, kjo ka qënë detyra kryesore që kishte marë vrasësi me pagesë nga eprorët e tij. Emri i tij vijon të mbetet mister për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, të cilat për zbardhjen e identitetit të njeriut që qëlloi me dy plumba në kokë Zeqaj, kanë kryer dhjetëra veprime hetimore por pa rezultat. Dyshimet e grupit hetimor janë ngritur se vrasja e ish-policit, është bërë për pazara drogë në Francë dhe Spanjë, ku viktima qëndronte prej disa vitesh në këto shtete.
Viktima Zeqaj,ishte divorcuar prej disa vitesh nga bashkëshortja e tij, Leonora.Shkak i këtij divorci është bërë pasi ish-bashkëshortja ishte anetarë e sektit “Dëshmitarët e Jehovait”, e cila në këtë sekt i merrte fëmijët në aktivitet që lidhen me të por gjithnjë me vullnetin e tyrë. Sipas një vendimi gjyqësor të datës 2010, ku Leonora kërkonte urdhër mbrojtje nga gjykata thuhet se prej disa vitesh mes tyre kanë lindur mosmarrëveshje për shkak të frekuentimit nga ana e paditëses së bashku me tre vajzat e saj të aktiviteteve me karakter fetar, fakt për të cilin i padituri nuk ka shprehur në asnjë rast miratimin e tij.
Incidenti i fundit mes ndërgjyqësave për shkaqë të kësaj natyre, ka ngjarë mbrëmjen e datës 13 nëntor 2010 dhe ka konsistuar gjithnjë sipas paditëses, në refuzimin e të paditurit për të lejuar atë dhe tre fëmijët të hyjnë në apartamentin e tyre të banimit. Në atë kohë, Zeqaj deklaroi se bashkëshortja i merr fëmijët në aktivitet të papërshtatshme për moshën e tyre çka sipas tij ka ndikuar në ndryshimin tërësisht të mënyrës së jetesës dhe marëdhënieve mes tyre.
Në versionin e tij të fakteve të ndodhura mbrëmjen e datës 13 nëntor 2010, nga banesa janë përzënë jo vetëm fëmijët dhe bashkëshortja por edhe ai vetë nga prindërit e tij për shkak të pagimit vetëm prej tyre, prej disa muajsh, të pagesës së qërasë.
Burime jo zyrtare të policisë, thanë se viktima në këto dy shtete është vënë në kontakt me emigrant shqiptarë, aktivë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ka shumë dyshime se Zeqaj, ka punuar si korrier drogë duke u vënë në shërbim të organizatës. Ndërkohë në Shqipëri Ajet Zeqaj rezulton të jetë proceduar vetëm një herë nga policia për “Dhunë në Damilje”, por çështja kundër tij është pushuar. Po ashtu bashkëshortja e viktimës në 2010 ka kërkuar urdhër-mbrojte në gjykatën e Tiranës, pasi bashkëshorti e dhunonte, por kërkesa e saj është rrëzuar nga gjykata.
/Shqiptarja.com

FOTO/Mengjesi në vendin ku u vra ish efektivi Ajet Zeqaj