Ish- portieri i kombëtares bën rikthimin e madh, firmos më Torinon

Ish- portieri i kombëtares bën rikthimin e madh, firmos më Torinon

Portieri Samir Ujkani

SERIA A- Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Samir Ujkani është lojtari më i ri i Torinos. 31- vjeçari rikthehet në kampionatin italian më shumë se 1 viti. Herën e fundit portieri i Kosovës luajti me Pisan, në huazim nga Genoa skuadër me të cilën nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare. Veç firmës nuk ka detaje të tjera rreth marrëveshjes që kanë arritur torinezët me portierin nga Vushtrria.

Samir Ujkani kthehet aty ku e filloi. Kosovari e filloi nga akademia e Palermos, për t'u përfshirë në ekipin e parë. Tek ekipi siçilian Ujkani fitoi edhe formacionin titullar, ku më pas ra dhe në radarin e Kombëtares shqiptare të futbollit. Më pas 31- vjeçari do të huazohej tek Novara. Edhe aty Samir Ujkani u paraqit mirë por pasi ky ekip ra një kategori më poshtë ai provoi tek Chievo, Latina dhe tek Pisa duke mos ia dalë më të luajë në nivele të larta.

Më pas u transferua tek Cremonese në Seria B, dhe pas një sezoni la Italinë për Turqinë. Tek Çaykur Rizespor Ujkani përfundoi aq keq sa jo vetëm që luajti 1 ndeshje, por u la dhe jashtë ekipit. Karriera e portierit duke sikur ka filluar nga maja dhe kapi fundin. Nga Palermo dhe vendi titullar me Shqipërinë tek 21- vjeçarët e Rizespor. Ujkani shihej si pasardhësi i Arjan Beqajt në portën e ekipit kombëtar, por dukej se nuk ishte e thënë për të. Etrit Berisha i zuri vendin prej 17 tetorit 2012 dhe nuk u pa më të luajë për Shqipërinë.

Më pas Ujkani zgjodhi të luajë për kombëtaren e Kosovës, përfaqëson ekipin si kapiten dhe tashmë fati i tij me transferimin tek Torino mund të kthejë portierin e dikurshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?