Ish presidenti 75-vjeçar akuzohet
për korrupsion në marrëveshje armësh
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, do të përballet me ndjekjen penale për 16 akuza për korrupsion. Shaun Abrahams, kryeprokurori i Afrikës së Jugut, beson se ka shanse të mëdha që çështja të shkojë deri në fund.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, do të përballet me ndjekjen penale për 16 akuza për korrupsion. Shaun Abrahams, kryeprokurori i Afrikës së Jugut, beson se ka shanse të mëdha që çështja të shkojë deri në fund.
Akuzat të cilat Zuma i mohon, përfshijnë akuza për mashtrim, shantazh dhe pastrim parash.
Zuma, 75 vjeç, u detyrua të japë dorëheqjen si president dhe si kryetar i partisë “Kongresi Kombëtar Afrikan” muajin e kaluar. Ai ishte duke u përballur me votimin e nëntë të mosbesimit në parlament para se të largohej nga zyra.
Akuzat lidhen me një marrëveshje armësh qeveritare prej 30 miliardë dollarësh në fund të viteve 1990, përpara se të bëhej president.
Zuma thuhet se ka kërkuar ryshfet nga Thales (furnizuesi francez i armëve) për të mbështetur një mënyrë jetese ekstravagante. Këshilltari i tij financiar në atë kohë u gjet fajtor për kërkimin e atyre ryshfeteve në vitin 2005 dhe Zuma më vonë u shkarkua si zëvendëskryetar.
Ai tani përballet me një akuzë për shpërblim, dy akuza për korrupsion, një akuzë për pastrim parash dhe 12 për mashtrim.
Shaun Abrahams, kreu i Autoritetit të Prokurorisë Kombëtare tha se një gjykatë gjyqësore ishte vendi i duhur për të gjykuar çështjen. Ai hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Zuma, i cili kërkon që akuzat të hiqen.
Zuma gjithmonë ka mohuar akuzat kundër tij dhe ka thënë se çështja ndaj tij është pjesë e një konspiracioni politik.
Redaksia Online
A. S /Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
13%
-
Gafë
78.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15