SHBA - Në valën e videove të shumta që kanë pushtuar mediat sociale për sfidën e kovës me akull për SLA (Skleroza Laterale Amiotrofike), së fundmi i është bashkuar dhe Ish-presidenti Amerikan George W. Bush, i cili e ka pranuar këtë sfidë nga qytetarë të shumtë.
Qëllimi i kësaj sfide është për rritjen e të ardhurave dhe ndërgjegjësimin për këtë sëmundje dhe fillimisht Bush shprehet se nuk është shumë “presidenciale” të bëjë një gjë të tillë ndaj do të mjaftohej vetëm me një çek.
Pasi e nënshkruan, bashkëshortja e tij Laura Bush i hedh kovën me ujë të akullt dhe thotë se çeku në fakt ishte për sfidën e saj që se pranonte dot prej modelit të flokëve.
Në fund Bush sfidon ish-presidentin Bill Klinton duke shtuar se kjo është dhurata për ditëlindjen e tij. Kjo iniciativë është shndërruar në sensacion në të gjithë botën dhe ka arritur të mbledhë rreth 30 milionë dollarë më tepër nga vitet e kaluara, duke përfshirë donacione nga personazhe të famshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com