TIRANE - Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi i cili e la këtë detyrë shtatorin e vitit të kaluar duke u zëvendësuar nga kreu aktual i shtetit Bujar Nishani nuk trajtohet si të gjithë ish-presidentët e tjerë por vetëm me një status ish-kryeministri.
Kështu, sipas ligjit, kreu i shtetit kërkon ata gardistë që dëshiron për të pasur si shoqërues të tij, që duhet të jenë tre të tillë, por në rastin konkret Topit i kanë dhënë vetëm dy shoqërues nga Garda dhe statusi i tij zgjat pesë vite. Mësohet se shoqëruesin e tretë as që ka ndërmend njeri që t’ia plotësoje.
Nga ana tjetër ish-presidenti duhet të ketë dhe tre roje te porta e shtëpisë, të cilët të bëjnë shërbim 24 orë më 24 orë, por aktualisht Topi ka vetëm dy roje dhe ata nuk arrijnë të tejkalojnë mbulimin e ruajtjes së banesës më shumë se 16 orë, aq sa përmban dhe orari i tyre i punës ditore.
Në rastin konkret kur helikopteri ushtarak i Forcave të Armatosura ka qendrruar për shumë minuta mbi banesën e ish-Presidentit asnjë roje nuk ka qenë te porta, duke e lënë Topin në mëshirë të fatit, vetëm e vetëm se ish-kreu i shtetit pas Presidencës kryeson një parti që është kundër kryeministrit Berisha. Kjo me sa duket i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë rëndë Topi, që përtej të tjerave është vënë dhe nën përgjim gjithandej.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013
Redaksia Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com