Ish-Presidenti i Parmës: Taçi të
paguajë dëmet, shkeli kontratën!

Ish-Presidenti i Parmës: Taçi të<br />paguajë dëmet, shkeli kontratën!
EMILIA - Tomaso Ghirardi ish-Presidenti i klubit të futbollit italian Parmës që po shkon drejt falimentimit, ka bërë të ditur detaje nga shitja e ekipit emilian biznesmenit shqiptar Rezart Taçi duke hedhur akuza të forta ndaj këtij të fundit.

Në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”, Ghirardi thekson se Taçi është përgjegjës për këtë situatë, dhe sipas tij ai duhet të paguajë për të gjitha dëmet pasi nuk ka respektuar kushtet e kontratës.

"Taçi nuk më dha 10 milionë euro që priteshin në fillim për pronësinë e klubit, por ramë dakord që të mbulonte borxhet, u takua me kryetarin e bashkisë dhe kryetarin e industrialistëve, u bëri shumë premtime. Lëvizjet e para në merkato më ngushëlluan, bleu Rodriguez, Varela dhe Nocerino, dhe një lojtar të kombëtares shqiptare. Unë mendova se e kisha shitur Parmën tek personi i duhur por isha gabim. U kërkoj falje tifozëve sepse shumë kohë më parë deklarova se ekipin e kisha lënë në duar të sigurta. Po të isha sot nuk do të ia shisja kurrë klubin Taçit. Ndjehem i tradhëtuar. Kështu që edhe në gjyqin civil bëra të ditur se Taçi duhet të paguajë për dëmet dhe për shkeljet kontraktuale. " është shprehur Ghirardi

tomasso ghirardi

Sa i përket detajeve të negociatave që çuan deri në shitjen e klubit emilian në dorën e biznesmenit shqiptar, Ghirardi ka treguar se kanë qenë persona të rëndësishëm të cilët e kanë kontaktuar në emër të Taçit.

Ish-Presidenti nënvizon se Taçi është i njohur si sipërmarrës dhe me një pasuri mbi 1 miliardë euro. Por nga telefonatat që ai ka kryer me njerëz të futbollit italian, Ghirardi tregon se ata e këshilluan se përpara se të takohej me Taçin të bënte disa studime.

“Ja e vërteta. Më 10 tetor 2014 kisha paguar çdo gjë deri më 30 qershor, dhe nuk ka pasur borxhe. Unë kërkova për të shitur kompaninë sepse isha i hidhëruar nga dështimi për mos dhënien e licencës nga UEFA. U kontaktova nga profesionistë të rëndësishëm, në emër të Rezart Taçit, një sipërmarrës i njohur shqiptar dhe me pasuri mbi 1 miliardë euro. Dhe në futboll është i njohur për marrëdhëniet e tij me ekipse si Milani dhe Real Madrid, madje i solli në vendlindje për ndeshje miqësore me Shqipërinë. Unë nuk bëra kërkime por vetëm bëra disa telefonata për njerëzve të futbollit të cilët më këshilluan: Taçi është një karakter i veçantë: mos e tako atë direkt, por përmes studimeve profesionale . Dhe kështu bëra.” tregon Ghirardi

I pyetur në lidhje me gjendjen financiare të ekipit, deri në shitjen e tij tek Taçi, ish-Presidenti ka treguar se borxhi kapte vlerën e 78 milionë eurove, ndërsa krahas kësaj duheshin paguar edhe 13 milionë euro paga të prapambetura të futbollistëve që nga 1 korriku. Të gjitha akuzat apo pretendimet e tjera, janë shpifje sipas Tomaso Ghirardit.

“Njoftova Federatën më 4 nëntor, për një stimulim blerje paraprake.  Kushtet ishin 10 milionë euro për mua për pronësinë e Parmës, angazhim për të paguar më 13 nëntor pagesën e futbollistëve nga 1 korriku që ishte 19 milionë euro, dhe pagesën e 78 milionë euro borxhe. Unë deri më 1 korrik i kisha paguar të gjitha pagat e futbollistëve. Edhe borxhi ishte parashikuar që deri në fund të vitit të arrinte maksimumi shumën e 88 milionë eurove. Çdo akuzë tjetër në këtë drejtim është një shpifje.” tha Ghirardi

Ekipi i Parmës po shkon drejt falimentimit pas borxheve të mëdha të regjistruara muajt e fundit. Biznesmeni Rezart Taçi bleu për një farë kohe ekipin, duke premtuar se do ta rikthente në ujëra të qeta, por vetëm pas 1 muaji ai hoqi dorë duke pretenduar se borxhet e klubit janë më të larta se ato të deklaruara nga presidenca paraardhëse.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni