TIRANE- Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të mos shtyrë afatin me një vit për kthimin dhe kompensimin e pronave, qeveria shqiptare ka filluar hartimin e strategjisë për të kompensuar ish-pronarët. Gjykata e Strasburgut nga ana e saj do të vendos që për çdo dosje që do të fitohet nga ish-pronarët do të kompensohet brenda një afati 3 mujorë ose në të kundërt do të fillojë menjëherë pagesa e kamat vonesave. Për të shmangur këtë, Ministria e Financave do të fillojë menjëherë pagesën e ish-pronarëve në mënyrë që të shmanget rritja e kostove shtesë.
/Shqiptarja.com







