23 maji është afati i fundit për ish pronarët që kërkojnë të aplikojnë për kthimin apo kompensimin e pronave të tyre.
Në një deklaratë zyrtare, Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Sonila Qato, ftoi të gjithë të interesuarit të depozitonin kërkesat për kthim apo kompensim, brenda këtij afati, duke qenë se Ligji i ri nuk lejon pranimin e asnjë pretendimi nga ish pronarët pas kësaj date.
“Kush nuk ka pasur mundësi gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore, të paraqesë kërkesën për kthim të pronësisë mund ta kryejë këtë proces deri më datën 23 maj 2016. Janë paraqitur pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave rreth 5 mijë pronar të interesuar për të ndjekur këtë proces të ri që udhëheq edhe ligji i ri i trajtimit të pronës. Ndërkohë, janë njoftuar zyrtarisht 8630 përfaqësues pronarësh të cilët kanë dosje në shqyrtim pranë agjencisë tonë ende pa vendimmarrje. Aplikuesve në njoftimin e bërë iu bëhet e ditur se ka nisur shqyrtimi administrativ i dosjeve dhe nëse kanë dokumentacion plotësues për vërtetim pronësie janë të ftuar ta paraqesin këtë dokumentacion pranë kësaj agjencie” ka thënë Qato.
Qato nënvizoi se, për të bërë aplikimin nevojiten vetëm dy dokumente: Një dokument arkivor i njohur zyrtarisht dhe një pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet për njohje pronësie.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO