Ish-punonjësit e sigurimeve
pension të paligjshëm vetes

Ish-punonjësit e sigurimeve<br />pension të paligjshëm vetes
KUKES-Policia e Kukësit nis procedimin penal në gjendje të lirë për 8 persona pasi dyshohen se kanë përfituar pensione në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë këta persona në periudha të ndryshme kanë punuar në agjensitë e sigurimeve shoqërore në Kukës dhe Has dhe skema e mashtrimit ka dalë në dritë falë dixhitalizimit të skemës së sigurimeve shoqërore në të trija agjensitë e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të qarkut të Kukësit.

Personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë janë:Tasim Haxhia 63 vjeç, Naze Matmuja 68 vjeç, Mark Gjoni 71 vjeç, Myrtezan Kastrati 64 vjeç, Shine Onuzi 62 vjeç, Shaqir Kotarja 62 vjeç, Sose Brati 56 vjeç, dhe Adem Meshi 56 vjeç.

Ndërkaq policia bën të ditur se hetimet do te vijojne dhe pritet të zbulohen edhe persoan të tjerë që kanë abuzuar në këtë mënyrë me detyrën. Të gjithë personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme pensionin do të kthejnë vlerën e parave ndërkohë që punonjësit apo ish punonjësit do ndiqen penalisht. Materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Kukësit për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?