Ish sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s i refuzohet viza për në SHBA

Ish sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s i refuzohet viza për në SHBA

Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana

Ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Javier Solana, i është refuzuar viza për periudhën 90 ditëshe për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BBC, aplikimi i tij në Sistemin Elektronik për Autorizim të udhëtimit, është refuzuar për shkak të një vizite të tij në Iran.

Rregullat e vizave janë vendosur nga administrata e Obamës dhe nuk lidhen me ndalimin e diskutueshëm të Presidentit Donald Trump, i cili synon Iranin dhe pesë vende të tjera me shumicë myslimane.

75-vjeçari Solana ka drejtuar NATO-n nga viti 1995 deri në 1999. Ai  më vonë u bë shef i politikës së jashtme të BE-së ku dhe ka ndihmuar në negociatat e vitit 2015 për marrëveshjen nukleare me Iranin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë