RUSI - Ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden ka publikuar sekrete të tjera përsa i përket përgjimeve nga ana e Inteligjencës Amerikane.

Sipas Snowden, NSA është e aftë për të përgjuar celularët Smartphone dhe për të hyrë në të dhënat personale të personave që përdorin këto pajisje. Smartphone përfshin pajisje të tilla si Android, iPhone dhe BlackBerry.

Dokumentet e reja tregojnë se NSA arrin të përgjojë të dhënat në aparatet Smartphone duke përfshirë listën e kontakteve dhe SMS-ve.

Dokumentat tregojnë se NSA mund të ndërhyjë në këto aparate lehtësisht me anë të internetit.

Edward Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ky i fundit publikoi përgjimet nga Inteligjenca Amerikane.

Snowden aktualisht ndodhet në Rusi pasi përfitoi për azil politik në këtë vend.


(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)