Ish- Stream Oil del sërish në
shitje, turqit në vështirësi financiare
Industria e naftës në Shqipëri duket se është vënë në pozicion të vështirë nga rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kompania turke Transatlantik Petroleum njoftoi shitjen e degës në Shqipëri. Gjatë vitit që shkoi ata kishin blerë koncesionarin e nxjerrjes së naftës, Stream Oil.
Industria e naftës në Shqipëri duket se është vënë në pozicion të vështirë nga rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Kompania turke Transatlantik Petroleum njoftoi shitjen e degës në Shqipëri. Gjatë vitit që shkoi ata kishin blerë koncesionarin e nxjerrjes së naftës, Stream Oil.
Malone Mitchell, Kryetar Transatlantik Petroleum foli për sfidat me të cilat po përballet kompania.
Që nga momenti i blerjes tregjet e naftës kanë ndryshuar rrjedhë duke bërë kompaninë turke të nxjerrë në shitje degën në Shqipëri.
Kompania kishte provuar dhe dështuar deri tani për të gjetur një investitor potencial për të ndarë pronësinë e aksioneve. Mitchel beson ka ende perspektivë për gjetjen e aksionareve të rinj, por çmimet e ulëta të naftës do të vazhdojë deri në vitin 2016 dhe kjo e bën të detyrueshme shitjen e linjës në Shqipëri.
Rënia me 20% e çmimeve të naftës çoi në një dëm 16 milionë dollarë në linjën e prodhimit në Shqipëri. Kompania gjithashtu pësoi një humbje cash 22 milionë euro nga zhvlerësimi i monedhës turke.
TransAtlantic Petroleum Ltd është një shoqëri ndërkombëtare për prodhimin e energjisë me objekt blerjen, shfrytëzimin, zhvillimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror. Ajo nuk është prezente në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin e saj në Turqi dhe Bullgari.
Në vitin 2014, operatori i dytë më i madh koncesionar në vend i nxjerrjes së naftës TransAtlantic Petroleum (ish-Stream Oil) ka shënuar një rënie të ndjeshme të eksporteve me 50%, duke zbritur në 1.6 miliardë lekë, sipas renditjes së 100 eksportuesve të publikuar pak kohë më parë nga Monitor.
TransAtlantic Petroleum bleu rreth një vit më parë Stream Oil, e cila shfrytëzonte 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare.
Në vitin 2014, periudhë kur u bë ndërrimi i pronësisë, kompania uli ritmet e aktivitetit. Për më tepër, nga fundi i vitit 2013, koncesionari ishte në konflikt me qeverinë e re shqiptare, kjo lidhet me faktin se kompania, ndonëse i ka shfrytëzuar këto burime prej disa vitesh, nuk kishte paguar detyrimet që i rrjedhin nga marrëveshja koncesionare, lidhur me ndarjen e prodhimit me Albpetrol./ MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/SHqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
36.1%
-
Jo
18.6%
-
Nuk e di
45.3%
Vota total: 6303
Lajme të tjera
-
U amnistuan 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se nuk përfitonin të dënuarit nga GJKKO
1 Maj, 17:58
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Mrekullia e Rilindasve
1 Maj, 17:36
-
Një ditë pas lindjes, Kiara Tito publikon foto bashkë me të bijën
1 Maj, 17:30
-
Efektet pozitive që ka kafeja për shëndetin tonë
1 Maj, 17:30
-
Sulmohet autokolona me ndihma jordaneze, ishte nisur për në Gaza
1 Maj, 17:20
-
Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat
1 Maj, 17:07
-
Jo më 5, por 3 vite punë me detyrim për mjekët e rinj! Qeveria gati projektligjin e ndryshuar për studentët e Mjekësisë! Punësim brenda 3 muajsh ose pagesë 80%
1 Maj, 17:03
-
Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë
1 Maj, 16:58
-
1 Maji në shifra, plagë informaliteti! Punonjësit përballë pagave të padeklaruara, pa kontrata! 600 mijë pa sigurime! 825 mijë jo në tregun e punës
1 Maj, 16:47
-
VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar
1 Maj, 16:45
-
Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, shkak bëhet sistemi
1 Maj, 16:43