TIRANE - Mbrëmjen e ditës së 18 të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë të cilët janë vendosur në ambient të hapur në disa çadra pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë, 2 prej tyre janë marrë nga disa policisë civilë.

Ish të përndjekurit politikë janë shprehur se ky veprim është një tentativë nga ana e policisë për të ndërprerë grevën e tyre.

Dy grevistët, Besim Valteri dhe Petrit Hyrjeti janë marrë nga çadra e grevës së urisë, ndërsa pas disa momentesh janë rikthyer sërish. Për këtë veprim nuk është dhënë asnjë sqarim nga ana e policisë.

Nga ana e tyre, grevistët shprehen se janë të vendosur të vijojnë me grevën e urisë derisa qeveria t’i japë fund indiferentizmit të saj duke i plotësuar kërkesat e tyre.

(Gre.M/Shqiptarja.com)