Ish-të përndjekurit, ja se me
ç’rradhë do të paguhen nga shteti
Deri tani janë miratuar nga Këshilli i Ministrave 22 vendime, ku përfshihen dosjet dhe dëmshpërblimi për 11.261 ish-të dënuar politikë. Në zbatim të këtyre vendimeve, janë bërë 264 listëpagesa, për këstin e parë, të grupuara sipas dorëzimit të dokumentacionit të të interesuarve.
TIRANE- Deri tani janë miratuar nga Këshilli i Ministrave 22 vendime, ku përfshihen dosjet dhe dëmshpërblimi për 11.261 ish-të dënuar politikë. Në zbatim të këtyre vendimeve, janë bërë 264 listëpagesa, për këstin e parë, të grupuara sipas dorëzimit të dokumentacionit të të interesuarve. Pagesat e këstit të parë kanë filluar në muajin mars 2009 dhe vazhdojnë. Ministria e Financave, e cila nuk është në gjendje të paguajë të gjithë detyrimin me një dorë, ka vendosur një rradhë për të shpërndarë këstet e dëmshpërblimit, si më poshtë: Në fillim do të paguajë këstin e parë për ata që nuk janë paguar deri tani për arsye të mungesës së dokumentacionit të plotë apo miratimit me vonesë të dëmshperblimit; këstin e dytë për ish-të dënuarit politikë që jetojnë dhe kanë moshë mbi 65 vjeç dhe këstin e dytë për ish-të dënuarit politikë që jetojnë dhe kanë moshë nën 65 vjeç, si dhe trashëgimtarët ligjorë të ish-të dënuarve që nuk jetojnë.
Pagesa e këstit të dytë ka filluar më 26 mars 2012. Ajo ka filluar për ish-të dënuarit me moshë mbi 65 vjeç dhe që jetojne dhe do të bëhet me rradhë, sipas pagesës së këstit të parë të kësaj kategorie. Pra, nga pagesa nr.1 e këstit të parë e në vazhdim, duke kaluar rradhën e pagesës së këstit të parë të kategorisë tjetër (nën 65 vjeç dhe me trashëgimtarë). Pagesa e këstit të dytë për të tjerët do të sipas datës së kryerjes së pagesës së këstit të parë dhe mbas dorëzimit të çertifikatës personale.
Ministria e Financave siguron se pagesa e këstit të dytë për ish-të dënuarit me moshë mbi 65 vjeç dhe që jetojnë do të bëhet për një kohë shumë të shpejtë, duke mos ndërprerë për asnjë çast pagesën e këstit të parë, ende të papaguar. Me pas do të vijohet me pagesën e këstit të dytë të ish-të dënuarve që jetojnë me moshë nën 65 vjeç dhe trashëgimtarëve ligjore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00