TIRANË - Në ambjentet e kinema Millenium shfaqen sot dy filma dokumentarë në kujtim të ish të përndjekurve politikë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, i pranishëm në këtë aktivitet, deklaroi se vitet e mëparshme nuk duhen hequr nga memorja e gjallë e njerëzve.
 
Duke cituar At Zef Pllumin, ministri Veliaj u shpreh: “Vetëm e vërteta mund t’na bëjë të lirë. Në ditë si sot është momenti të reflektojmë se kemi një borxh shumë të madh ndaj të kaluarës.”
 
Eventi në fjalë është organizuar nga ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me themeluesen e Projektit për të Drejtat Njerëzore, Roze Dosti dhe përkujton, 23 vite pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ish të përndjekurit politikë.
 
Redaksia online
(ak/ac/shqiptarja.com)