TIRANE - Njëzet e tre të burgosur politikë vazhdojnë grevën e urisë në qiell të hapur në një shesh mes pallatesh te lagjja Komuna e Parisit. Që prej të martës në mbrëmje (25 shtator) ish të burgosurit politik kanë ngritur dy çadra në sheshin mes pallateve të kësaj lagje, pas refuzimit nga policia për të zhvilluar grevën e urisë në oborrin e selisë së tyre, përpara Parlamentit , apo pranë Piramidës.
Grevistët insistojnë në kërkesat për konpensim financiar që u takon për vitet e përsekutimit në regjimin komunist. Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga qeveria, mazhoranca e së cilës është Partia Demokratike, e cila në zgjedhjet e kaluara parlamentare mori dhe votat e kësaj kategorie shoqërore.
Në orët e para të së mërkurës janë raportuar edhe probleme shëndetësor. ndërsa grevisti 74 vjeçar Petrit Hyraj ka shfaqur shqetësime. Hyraj, i cili në periudhën e komunizmit ishte dënuar me 40 vjet burg për agjitacion e propagandë, sot në mëngjes ka shfaqur probleme shëndetësore.
Greva e ish të burgosurve nisi të shtunën e kaluar kur një grup prej 6 ish të burgosurish hynë në grevë urie ndërsa dje iu bashkuan dhe 17 ish të burgosur të tjerë.
Greva e ish të përndjekurve ka nisur që të shtunën e javës së kaluar ndërsa nuk dihet se sa ditë të tjera do të vazhdojë. Thelbi i kërkesave të grevistëve të ngujuar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka të bëjë me përfitimin e masës së dëmshpërblimit që u takon për vitet e përsekutimit në regjimin komunist.
Ish të burgosurit politikë paralajmërojnë PD, tashmë në qeveri se nuk do të marrë më votat e kësaj shtrese shoqërore nëse nuk do të mbajë premtimin. Të futur që në mbrëmjen e së shtunës në grevë ata nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje shtetërore për zgjidhjen e problemit të tyre, ku kryesori mbetet ai i dëmshpërblimit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com