Të ftuar në studion e A1 Report, dy ish të përndjekur Agim Kollçaku dhe Petrit Lipo shprehën shqetësimin se kësti i parë i njoftuar në datë 17 prill nga vetë ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Erjon Veliaj nuk është shpërndarë ende. Ndaj ata i japin afat qeverisë deri në 7 maj, përndryshe paralajmërojnë se do të marrin masa ekstreme deri në vetflijim.
Në datë 17 prill, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, shpërndau urdhër pagesat e këstit të parë për 54 ish të përndjekur politikë, ndërsa kërkoi ndjesë për vonesën 23 vjeçare nga shteti shqiptar për këtë kauzë.
(Ish tëburgosurit politik, Agim Kollçaku e Petrit Lipo dhe gazetarja Erjona Rusi në studion e A1REPORT)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)