TIRANE-Ish-të përndjekurit politikë futen në grevë urie para Institutit.
Greva nisi sot në mëngjes dhe sipas tyre do të zgjasë 24 orë, ndërsa kërkojnë largimin kreut të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola.
Ata kanë bërë edhe një peticion ku kërkojnë që Kola të largohet, pasi sipas tyre ka shpërdoruar fondet për ish-të përndjekurit.
Gjithashtu ata kërkojnë që të ngrihet një institucion për integrimin e ish-të përndjekurve politikë dhe të bëhen të gjitha dëmshpërblimet nga qeveria.
Ish-të përndjekurit: Në 12 tetor grevë te ambasada e SHBA
Greva 24 orëshe, sipas tyre është vetëm paralajmërim për qeverinë, pasi nëse nuk merren masa në datë 12 tetor do ta përshkallëzojnë dhe do të drejtohen për në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
“Kërkojmë që të mbahen premtimet për strehimin, pensionet, kthimi i letrave me vlerë, etj.
Ne do të qëndrojmë 24 orë, deri nesër në orën 10:00 dhe në datë 12 tetor përkujtojmë vdekjen e Lirak Bejkos, i cili u dogj për këto kërkesa.
Do i drejtohemi edhe ambasadës amerikane, nëse qeveria nuk dërgon grupin e saj për negocim. Dhe nuk do të shkulemi aq lehtë edhe nga ambasada amerikane pa marrë një përgjigje” shprehet Agron Talo, një nga të përndjekurit.
Ndërsa një tjetër ish-i përndjekur politik thotë se nuk kam marrë asnjë këst dhe se zgjidhja e fundit do të jetë greva para ambasadës së SHBA.
“Unë nuk kam marrë asnjë këst, jam i përndjekur politik. Të dy partitë janë pjellë e komunistëve, ne nuk na do njeri.
Duhet të mblidhemi, grevë tjetër në 12 tetor dhe do të shkojmë te ambasada amerikane, atje do të lidhemi dhe atje do të vdesim.
Më mirë te vdekur sesa gjallë me këta lloj komunistësh. Qeveria të mbajë përgjegjësi. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi, janë hajdutë të poshtër.
Për institutin, nuk ka përgjegjësi Kola, pasi atë e ka emëruar qeveria. Çfarë t’i them unë Bilal Kolës, kur atë e ka çuar Edi Rama, ai është vegla e kryeministrit. Kryetari duhet të zgjidhet nga ish-të përndjekurit” shprehet ai për Report Tv.

Ish-të përndjekurit politikë
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO