Ministria e Financave ka publikuar emrat e 730 ish të përndjekurve politikë të cilët marrin lekët.

Këta ish të përndjekur bëjnë pjesë te kategoria parësore e përfituese dhe kanë pasur probleme me dokumentacionin.

Ministria e Financave thotë se për pjesën më të madhe të ish të përndjekurve që janë gjallë është hedhur kësti i katërt dhe i pestë.

Gjithashtu financat i bëjnë thirrje ish të përndjekurve që futen te kategoria parësore të dorëzojnë dy dokumenta.

“Të gjithë ish të dënuarit politik që janë gjallë që përfitojnë deri në këstin e pestë të dëmshpërblimit politikë duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimit tek Ministria e Financave: Çertifikatën personale të muajit aktual dhe vërtetim të llogarisë bankare të 6-mujorit të fundit të vitit 2015 (me vulë të njomë dhe firmë nga banka)’, - thotë Ministria e Financave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)