TIRANE- Ministria e financave ka bërë publike emrat e 1947 ish të përndjekurve të cilëve u është miratuar kësti i katërt i dëmshpërblimit, por që duhet të plotësojnë dokumentacionin për të mundur të tërheqin shumat. Ministria bën me dije se përfitues të këstit të katërt janë ish të përndjekur ende gjallë, të cilët duhet të paraqesin pranë institucionit çertifikatën personale ose numrin e llogarisë bankare.
Lista zyrtare e përfituesve përmban numrin e dosjes, emrin, mbiemrin dhe atësinë e ish të përnjekurit, si dhe vendlindjen e numrin e vendimit të Këshillit të Ministrave ku i njihet e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit. Në dy kollona të veçanta për çdo të përndjekur është vendosur shkronja "X", e cila “tregon se ish i dënuari politik nuk ka sjellë certifikatë apo numrin e llogarisë bankare”.
/Shqiptarja.com