Kur ish i dënuari politik nuk jeton, rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, duhet të dorëzojnë këto dokumente: Akt trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose fotokopje e noterizuar. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit, origjinale. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit, origjinale Certifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare. Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshperblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Rrethi i familjarëve, trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Prokura duhet të jetë origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit për çdo të përfaqësuar.
Rastet
Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton , për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë,( fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën. Për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jetojnë, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar,nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave: Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të radhës së dytë që nuk jeton, originale. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Me kalimin e kësaj periudhe (3 vjet), personi që nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, humbet të drejtën e dëmshpërblimit.
Shpërndarja e kësteve
Pagesat e kësteve të tjera, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka: Kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët. nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. nuk ka revokim të prokurës së posaçme. Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë: a) Revokimi i prokurës, original, b) Nr. Llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, c) Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo trashëgimtar. Dokumentacioni që duhet të dërgohet në Ministrinë e Financave , për çdo shpërndarje të kësteve të tjera janë: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lekë, ( dokumenti banker i periudhës kur dorëzohet dokumenti). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.
Rrethi i familjarëve, që përfitojnë dëmshpërblimin financiar janë: Trashëgimtar të radhës së parë: Nëna, babai, bashkëshortja, fëmijët; Vëllezërit dhe motrat, kur nuk ka trashëgimtarë. Trashëgimtar të radhës së dytë: Fëmijët e fëmijëve; Fëmijët e vëllezërve dhe motrave, kur nuk ka trashëgimtarë.
Lista me emrat për këstin e parë
Kozma Daulle
Rrahim Dogjani
Ramadan Hasaj
Isuf Sulo
Sabri Hoxha
Xhemal Doçi
Fekri Tafo
Ramadan Shani
Ferit Hoxha
Qazim Sinamataj
Feti Meminaj
Hysen Iseberi
Shako Kamberaj
Rexh Vuçaj (Lici)
Mustafa Fejzo
Qazim Palushi
Shaban Shuani
Mimoza Paluka
Halit Memaj
Besim Lule
Sulejman Shehi
Mark Rajta
Haxhi Cenolli
Adem Tahiri (Rrustemi)
Ali Koleci
Qazim Lola
Allaman Toçi
Bajram Hoxhaj
Selman Bibollari
Kujtim Veshi
Nikoll Prendi
Hasan Kasmi
Prek Përgega
Dino Memaj
File Nimanaj
Kur Halilaj
Zef Preknicaj
Xhahit Xhaferi
Agim Xhaferi
Muharrem Kambo
Qamil Previzi
Selman Basha
Grizido Bejleri
Kapllan Pirani
Kapllan Pirani
Enver Duka
Bajram Vlesha
Murat Shahini
Ndue Mjeshtri
Islam Merdini
Pashk Qafa
Nikoll Vokrri
Hadi Lumi
Sali Gjini
Shaban Shahini (Gudi)
Sino Rapushaj
Mark Bardhaj
Ujkë Ujkaj
Pjetër Bunjaj
Rrapo Musaraj
Dine Dema
Misir Bali
Riza Sinanaj
Rexhep Picalli
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com