Ish të përndjekurit, Rama:
Unë nismëtari për lirimin

Ish të përndjekurit, Rama:<br />Unë nismëtari për lirimin
TIRANË – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot në tryezën e programit për ish të përndjekurit politikë se Partia Socialiste do të ketë një projekt për këtë kategori qytetarësh.
“Kjo plagë mbetet e hapur pasi asnjëherë nuk ka pasur një vullnet politik për ta mbyllur dhe më keq akoma sepse lotët e krokodilit të derdhura për ish të përndjekurit dhe fjalët lumë në drejtim të tyre kane qenë një tallje cinike. Jemi këtu sot pasi kemi marrë angazhimin tonë në kuadër të programit të Rilindjes Shqiptare, për t’i dhënë fund hipokrizisë dhe abuzimit 21-vjeçar të të përndjekurve politike”,tha kryesocialisti Rama.
Për herë të parë kryesocialisti ka komentuar edhe deklaratat për lidhjet e PS me Partinë e Punës.
“PS-ja nuk është Partia e Punës dhe persektorët e ish të përndjekurve”. Ai u shpreh se ky takim është dhe një “thyeje e një akulli që mbeti për 20 vite mes PS dhe atyre që vuajtën gjatë komunizmit”, tha ai.
Kryesocialisti Rama u shpreh krenar se ishte ndër nismëtarët e paktë për lirimin të gjithë të burgosurve politikë në vitet e tranzicionit.
“Nga ana ime do të jem tërë jetën krenar për ata që ishin në burg në fillim të viteve 90, sepse isha i pari që nisa peticionin për lirimin e tyre dhe u akuzova se kërkova të nxirrja nga burgu llumin e shoqërisë”, deklaroi ai këtë të premte.
Kreu i PS-së u shpreh se qeverisja e sotme nuk ka bërë asnjë monomet kombëtare që të ishte dëshmi e dhunës ndaj të dënuarve politikë. “Ne vërtetë patëm regjimin më të egër komunist, por sot si simbol dhe dëshmi të egërsisë së atij regjimi kemi vetëm Saliun”, tha Rama.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale