TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publikë emrat e 356 trashëgimtarëve të ish të përndjekurve të cilët u është miratuar përfitimi i dëmshpërblimit por që nuk kanë tërhequr këstin e parë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë kësaj Ministrie, trashëgimtarët në fjalë nuk kanë tërhequr ende shumat, kryesisht për shkak të mungesave në dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e tyre.

Boshllëqet në dokumentacionin e kërkuar mund të nisin nga mungesa e dokumentit të identifikimit, te mungesa e llogarisë bankare për derdhjen e shuma, apo te certifikatat personale e familjare.