TIRANË – Komisioni i ligjeve ka votuar vetëm me votat e mazhorancës, ndryshimet në projektligjitin “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”.
Sipas këtyre ndryshimeve, ulet mosha e përfitimit të këtij dëmshpërblimi. Aktualisht, nga ky vendim përfitonin të gjithë burrat që janë 85 vjeç, por pas ndrysheve të propozuara nga qeveria, kjo moshë ulet me 10 vjet.
Kësisoj, do të marrin dëmshpërblimin e tyre të gjithe ata ish të përndjekur, të cilët kanë vuajtur burgimin gjatë regjimit komunist, e që aktualisht janë 75 vjeç.
Sipas qeverisë, ky vendim merret për t’i ardhur në ndihmë ish të përndjekurve të cilët jetojnë edhe sot e kësaj dite pas persekutimit të regjimit komunist.

(aq/shqiptarja.com)