TIRANË - Qeveria ka publikuar projektligjin e ri për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve, i cili javën e ardhshme do të diskutohet në komisionet parlamentare. Nga falja e detyrimeve do të përfitojnë rreth 5500 ish-ushtarak që sot u mbahet një pjesë e pensionit. Por pas heqjes së debive llogaritja e pensionit për ish-ushtarakët do të bëhet në bazë të formulës të publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kjo formulë sipas drejtuesve të shoqatave për ish-ushtarakët nuk është e drejtë por Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën llogaritjen si për pensionin suplementar dhe për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Minimumi që përfitojnë sot një ish-ushtarak është 10 mijë e 725 lekë për pensionin suplementar dhe 11 562 lekë per pensionin e parakohshëm. Gazeta riboton sot formulat e llogaritjes së pensionit të ish-ushtarakëve dhe sa përfitohet për çdo vit vjetërsi shërbimi.