TIRANE- Shoqatat e ish-ushtarakëve pak kohë më parë i kanë çuar Ministrisë së Mbrojtjes kërkesat e tyre lidhur me ndryshimet që ata propozojnë për rillogaritjen e pensionit dhe për heqjen e urdhërit për debitë. Ministria e Mbrojtjes nga ana e saj pasi i ka shqyrtuar këto kërkesa u ka kthyer përgjigje duke u thënë se këto propozime do t’i çohen Kryeministrit Edi Rama, por dhe institucioneve të tjera të cilat llogarisin pensionin e ish-ushtarakëve. Shoqatat e ish-ushtarakëve këmbëngulin që qeveria të zbatojë vendiminë e Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar aktin normativ të vitit 2010-t të ish-qeverisë “Berisha”.
/Shqiptarja.com










