TIRANË - Një ish-ushtarak paguan sot nga 2 mijë deri në 7 mijë lekë të reja debi, për shkak se ata rezultojnë debitorë me shtetin shqiptar. Kjo vjen për shkak të aktit normativ të vitit 2010 që ka miratuar ish- qeveria “Berisha” dhe nga ligji për llogaritjen e pensionin në vitin 2009-t. Para këtyre viteve ushtarakët përfitojnë një pagesë më të lartë, por me rillogaritjen që u bë me aktin normativ Instituti i Sigurimeve Shoqërore i nxori debitorë, pasi kishin përfituar më shumë lekë. Qeveria pritet të rishikojë këtë vendim.
Në takim që kreu i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve Kujtim Çako dhe kreu i Organizatës Europiane të Ushtarakëve, Emmanuel Jacob zhvilluan me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes u ra dakord për rishikim e këtyre debive. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes pritet të propozojnë shfuqizimin e urdhrave për pagesën që bëjnë çdo muaj ushtarak, si debi nga pensioni që kanë marrë para vitit 2010-t. Ky propozim do të bëhet javën e ardhshme gjatë një takimi të sekretarëve të të gjithë ministrive. Këtë nismë e konfirmojnë dhe burime nga ministria e Mirëqenies Sociale të cilat shprehen se do të mirëpresin propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
/Shqiptarja.com