Kuvendi ka miratuar dje vetëm me votat e mazhorancës faljen e detyrimeve për më shumë se 5 mijë ushtarakë, dhe kthimin e lekëve për mbi 1 mijë të tjerë që kanë paguar një borxh të paqenë. Propozimi i qeverisë mori “bekimin” e parlamentit, duke miratuar dhe një ndryshim të propozuar nga Komisioni i Ekonomisë, që 1313 ushtarakë që gjatë vitit 2010 e deri më tani kanë paguar një detyrim që nuk e kanë pasur, të marrim mbas lekët. Sipas ligjit, brenda një vitit qeveria u kthen ish-ushtarakëve 369 milionë lekë. Ish-ushtarakët që i kanë kthyer shtetit para të konsideruara si debi nga skema e pensioneve suplementare, do t’u kthehen brenda një viti.
/Shqiptarja.com









