“Jeta është një fletë e bardhë, çfarëdo që të shkruash në krye të fletës,do të bëhet realitet. Ti je vetë ndryshimi që kërkon të jesh”. Është kjo filozofia e suksesit të Madi Sharma, sipërmarrëses britanike që ka mbërritur në Tiranë për të frymëzuar të rejat dhe të rinjtë shqiptare për të shndërruar idetë e tyre në realitet. Madi e ka nisur tërësisht nga hiçi, madje nën rrethana të vështira.
Dikur viktimë e dhunës brenda familjes, ajo vendosi të lërë të shoqin, të mbledhë fuqitë dhe ti shndërrojë ëndrrat e saj në realitet. Edhe pse nuk kishte asnjë kualifikim, falë vullnetit, punës por mbi të gjitha besimit tek vetvetja, sot britanikja drejton “Madi Group” një grup sipërmarrjesh ndërkombëtare private dhe sociale si dhe një rrjet OJF-sh. Madi Sharma është ftuar në Tiranë ku do të qëndrojë deri në 24 maj, nga Programi Sëisscontact SECO EP, dhe do të jetë mentore (këshilluese) në “Startup Live”, 21-22 Maj, një eveniment ku të rinjtë mblidhen bashkë për të kthyer idetë e tyre në projekte konkrete biznesi. E për ta bërë këtë, të gjithë kanë nevojë për këshilla dhe motivim nga njerëz me eksperiencë dhe Madi njihet për motivimin që përcjell, veçanërisht kur u drejtohet vajzave dhe grave që aspirojnë të bëhen sipërmarrëse.
I pyetur nga Shqiptarja.com pse zgjodhën pikërisht Madin për të motivuar të rinjtë shqiptarë, Jakob Modeer, Menaxher programi i “Sëisscontact SECO EP”, Shqiperinë dhe Maqedoninë thotë se Madi flet nga zemra si për jetën personale ashtu edhe për eksperiencat profesionale. “Ajo ka përjetuar dhe po përjeton udhëtimin e sipërmarrjes. Dhe është një udhëtim i fuqishëm, është një udhëtim ndryshimi e rritjeje personale dhe prfoesionale, sfidash dhe suksesesh. Kjo është ajo çfarë e bën mesazhin e saj aq të fuqishëm, arsyeja pse ajo është aq frymëzuese për femrat (dhe meshkujt) në të gjithë botën. Duke motivuar dhe frymëzuar një brez të ri sipërmarrësish, Madi mund të shkaktojë ndryshime që përmirësojnë jetët e njerëzve, ndryshime që bëhen nga vetë individët që frymëzohen”-thotë Modeer.
Sëisscontact SECO EP është një program i cili ka në fokus mbështetjen dhe forcimin e ekosistemit të start-upeve në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Madi Sharma do jetë e pranishme në disa evente që kanë në fokus gratë e vajzat dhe studentët. Ajo do të jetë folëse në “Ditën e gruas sipërmarrëse”, organizuar nga shoqata “A Ëoman in Poëer”, në Qendrën Rinore të Tiranës, ku do ju drejtohet atyre që synojnë të jenë sipërmarrëse dhe sipërmarrëseve ekzistuese. Gjithashtu ajo do të marrë pjesë në eventin “Girls Code Fest Marathon” që ka në fokus fuqizimin e rolit te femrave në teknologji.

(Madi Sharma)
/Shqiptarja.com