Alexis Tsipras ka zgjedhur për të drejtuar Shërbimet Inteligjente të Greqisë (EYP) ish-zëdhënësin e PASOK-ut, 67-vjeçarin Yannis Roubatis. Ky i fundit, që ka mbaruar studimet përtej Atlantikut, në Universitetin John Hopkins, ishte një ndër mbështetësit aktivë të Andreas Papandreut në hapat e tij të para në politikë dhe u caktua prej tij si këshilltar i posaçëm për mediat e huaja. Prej këtej, kapërcimi në politikë edhe për Roubatisin ishte i shpejtë, duke marrë postin e zëdhënësit të qeverisë në vitet 1987-1988, pasuar nga ai i eurodeputetit në listat e PASOK-ut në vitet 1994-1999.
Në maj të vitit të kaluar ai polemizoi me gazetën To Vima, e cila e kishte përmendur si sponsor kryesor të transformimit të SYRIZA-s, nga një parti e vogël opozite, në një subjekt me fuqi qeverisëse, me përfshirjen e shumë figurave që kishin shërbyer në të kaluarën për PASOK-un. Ka qenë për shumë vjet korrespondent në Uashington i gazetës së sipërpërmendur, njohës i mirë i politikës së jashtme, më një profil të spikatur dhe me bindje të thella demokratike. Në SHBA ka krijuar lidhje të fuqishme me zyrtarë të administratës. Pas përvojës qeverisëse bashkë me Andreas Papandreun u tërhoq (bashkë më të tjerë) nga politika aktive për shkak të fërkimeve me ish-kryeministrin socialist Kostas Simitis.
Që prej dy vjetësh thuhet se është shumë pranë qendrimeve të Tsiprasit. Në shtator 2013 si rrallë herë u përfshi në një debat televiziv, duke e cilësuar si “të turpshme dhe kriminale” mungesën në Greqi të një televizioni shtetëror, si në vendet e tjera demokratike. Akuzoi qeverinë e Samarasit se po krijonte një TV fasade, pa punonjës dhe pa siguruar sinjalin në gjithë Greqinë, vetëm për të bërë qytetarët të besonin se ishte respektuar e drejta e tyre për informim. Në vitin 1987 Roubatis botoi pamfletin “SHBA në Greqi 1947-1967”, ku fliste për lidhjet e vazhdueshme të partive konservatore greke me Uashingtonin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të CIA-s.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com