TIRANW- Ish zv.kryeministrja Ledina Mandia fiton 6 paga në Gjykatën administrative për shkarkimin si Avokate e Shtetit, por jo të drejtën për t'u rikthyer në këtë post.
Report Tv mëson se Gjykata Administrative e konsideron si të jashtëligjshëm pushimin nga puna pa një shkak të arsyeshëm dhe për këtë do të marrë pagën e munguar, por jo të drejtën për t'u rikthyer në post.
"Pranimin e pjesshëm të kërkesës së padisë si pjesërisht të bazuar në ligj e prova. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ të palës së paditur kryeministri "për lirimin nga detyra" si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. Rregullimin e pasojave të pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimin publik pa shkak të arsyeshëm. Rrëzimin e padisë sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve si objekt si dhe për aq sa kundrejtohet palëve të tjera të paditura kryeministrit dhe ministrisë së Drejtësisë", shkruhet në dokumentin që gazetari i Report Tv, Arsen Rusta siguron.
Mandia paditi kryeministrin Edi Rama gjatë kohës që ishte zv.kryeministre, pas marrëveshjes së arritur me Bashës dhe Ramës, gjatë qeverisë teknike.
Lajm në përditësim