Vijojnë reagimet e forta kundër listës së Lulzim Bashës për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
E fundit për momentin që ka dalë kundër listave është edhe Edith Harxhi, ish zv/ ministre e Jashtme në kohën e PD-së dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD.
 
Ma fute njëherë turp për ty, ma fute dy herë, turp për mua. Kam qenë dhe gjithmonë do jem në PD. Kauza mbetet, por vetëm kauzën … koha për t’u shkundur” shkruan ajo në Tëitter.

Ndërkohë që sot Topalli dhe Imami kërkuan mbledhjen e forumeve drejtuese të PD dhe shkarkimin e Lulzim Bashës, për shkelje të statutit në miratimin e listave të kandidatëve për deputetë pa pyetur strukturat.

Edith Harxhi
dy.b/shqiptarja.com