Ish- zv/trajneri Tramezani “bëhet”
shqiptar nga Presidenti Nishani

Ish- zv/trajneri Tramezani “bëhet”<br />shqiptar nga Presidenti Nishani
Edhe pse Paolo Tramezani është larguar nga posti i zv/trajnerit të Kombëtares Shqiptare, tashmë ai mund të konsiderohet edhe zyrtarisht shtetas shqiptar.

Presidenti i Reoublikës së Shqipërisë, Bujar Nishani nxorri dekretin e dhënies së shtetësisë për ish ndimësin e Gianni De Biasit dhe përgatitësin atletik, Arturo Belle. Ajo që bie në sy është pajisja me pasaportë shqiptare edhe e dy talenteve që kanë lindur jashtë kufijve të vendit tonë, Elvir Maloku dhe Çlirim Shabani. Pas zyrtarizimit të dekretit, ata respektivisht do të jenë pjesë e Kombëtares Shpresa dhe e 19-vjeçareve. Maloku, i lindur në Rijeka të Kroacisë luan në pozicionin sulmues dhe është një nga emrat më të talentuar në orbitën e 21-vjeçarëve. Aktualisht ai është pjesë e qipriotëve të AEK Larnaka ku është huazuar nga spanjollët e Gimastic gjatë muajit Janar të këtij viti.

Lojtari tjetër, Clirim Shabani i lindur në Zvicër është vetëm 18 vjeç dhe mbulon gjithashtu pozicionin e qëndrës së sulmit. Klubi i tij aktual është Luzerna ku aktivizohet me skuadrën e 21-vjeçarëve. Këto dy afrime do ta rrisin edhe më shumë cilësinë e skuadrave zinxhir të Kombëtares që në të ardhmen synojnë të furnizojnë skuadrën e parë. Një tjetër emër që merr shtetësinë shqiptare është edhe futbollistja Arbenita Curraj, e cila do të jetë pjesë e Kombëtares së Femrave.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë