Ish zv.kryeministri i PD-së: Rama, politikani më i djathtë! Opozita t'i lerë hajvanllëqet komuniste

Ish zv.kryeministri i PD-së: Rama, politikani më i djathtë! Opozita t'i lerë hajvanllëqet komuniste

Bashkim Kopliku

TIRANE-Ish-Ministri i Brendshëm në 1992 në qeverinë Meksi, Bashkim Kopliku akuzon opozitën se në këtë kohë emergjente nga koronavirusi duhet të bashkëpunojë me qeverinë kundër armikut të përbashkët. Për Koplikun, Shqipërisë i mungon opozita, e djathta reale, ndërsa shton se politikani aktiv më i djathtë, është kryetari i PS, i partisë së majtë, Edi Rama.

"Politikani më i djathtë, kryetari i i së majtës, i PS, Edi Rama?! Opozita është në gjendjen më të keqe që ka pasur ndonjë opozitë që nga 1991. Megjithëse vendi është praktikisht në gjendje lufte, cronavirusi & pas tërmeti, opozita po e bazon veprimtarinë e saj vetëm në një përpjekje mjerane për të gjetur gabime tek qeverisja aktuale. Opozita nuk po është në gjendje të ketë asnjë kontribut që synon përmirësimin e situatës së rëndë që po kalojmë. Në radhë të parë, në luftë, duhet që opozita të bashkëpunojë me qeverinë kundër armikut të përbashkët coronavirusit--- apo, opozita aktuale nuk e ka armik, por aleat!!!

Gjatë bashkëpunimit, natyrisht duhet edhe të propozojë zgjidhje konkrete, duke kërkuar të ndryshojë gjëja aktuale-- Por sa sapo thashë do aftësi, do edhe patriotizëm, që fatkeqësisht, opozita ekzistuese i ka zëvendësuar me një babëzi për pushtet, që sa vjen e po e largon nga pushteti, sepse përkrahësit e saj po e shohin se ç'po bëhet... Nuk i gënjen dot më shqiptarët me hajvanllëqet populiste e komuniste, si t' u merret pasuria të pasurve (oligarkëve), e t'i shpërndahet popullit; apo që elektriku të mos paguhet nga populli; apo që të pezullohen e të gjitha investimet, edhe të tërmetit, e t'u shpërndahen pare popullit...etj. etj. që as komunistët nuk mund t'i thoshin më sot.

Politikisht Shqipërisë i mungon opozita, i mungon e Djathta reale demokratik, jemi në gjendjen ku politikani aktiv më i djathtë, është kryetari i PS, i partisë së majtë, Edi Rama!!!

Politikisht, Shqipëria duhet të krijojë një të djathtë, një opozitë të vërtetë që e ka shkatërruar, kurse praktikisht duhet të fokusohet në luftën kundër coronavirusit e rindërtimin e shtëpive që dëmtoi tërmeti. Shqipëria ka nevojë urgjente për një opozitë realisht të djathtë" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flokekanja dhe flokelepiri: 19/03/2020 21:01

    Pa dashur aspak te ironizoj kete vaj medet opozite qe eshte katandisur ne piken qe asm llahinkat jevga nuk i del asnje pike loti per to... Thjesht mund to thuhet ketyre hijenave qe presin viktima te ushqehen ...se me kete tru prej peshku dhe shpirt katran nuk kane shanse qe shqiptaret te mund te gabojne per te zgjedhur ato funderrina shpirtqen...

    Përgjigju
  • veri: 19/03/2020 18:18

    PO nuk marrin vesh maloket e tropojes o bashkim,,,jane si muti qe te rri poshte kepuces….///

    Përgjigju
  • hhahaha: 19/03/2020 17:02

    O sale hidhi ndonje kocke ketij se i paska mbetur qejfi...

    Përgjigju
    • Brezi i djegur: 20/03/2020 09:23

      Bashkimin e njeh gjith Durresi se ca burri eshte, nuk e lidh leku. Ka ca njerez o ti shok qe vene surratin para lekut, e ce do ate mut lekun e Sales me mijra siklete mbrapa, ja shif Salen sa vjet ka qe sdel nga shpia per i kafe pa bodigarda e pa u rujt. Degjo vllain, nuk ka me gjumin rehat. Te pershendes

    • Martin: 20/03/2020 05:52

      Tamam pervec rrjedhjes naturale nga mosha.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja