Judah Samet i shpëtoi vdekjes pasi mbërriti 4 minuta me vonesë në Sinagogën “Pema e jetës” ku pak ditë më parë ndodhi tragjedia ku mbetën 11 të vdekur. 80-vjeçari i cili më shumë se 70 vjet më parë i kishte shpëtuar vdekjes në kampin e përqëndrimit të Bergen-Belsenit në Gjermani u përball me vdekjen në vendin ku gjeti strehim pas së luftës Dytë Botërore . “Unë mbijetova për hërë të dytë “ u shpreh 80-vjeçari mbas sulmit që ndodhi në sinagogën Hebraike “Pema e jetës”.
Judah Samet i mbijetuari i Holokausit nazist pasi u arratis nga kampi i përqendrimit të Bergen-Belsenit në Gjermani gjeti strehim në SHBA, prej rreth 4 dekadash është pjesë e Singagogës në qytetin e Pittspurg ku është si këngetarë me kohë të pjesshme, vend ku ai drejtonte lutjet dhe një pjesë te adhurimit. Ditën e shtunë ai nisi rutinën e tij siç çdo të shtunë tjetër, ai u nis për në sinagogë, por atë ditën kur ndodhi masakra ai u vonua. Atë ditë para nisjes ai pati një bisedë në telefon me sanitaren e godinës pasi ajo pastronte shtëpinë ku i moshuari banonte i vetëm. Shtëpia e tij ndodhet vetëm disa minuta larg Sinagogës së hebrenjve nw Pitsburg . “Atë ditë unë isha katwr minuta me vonesë në vend që të arrija në 9:46 arrita aty rreth 9:50“ u shpreh i moshuari Judah Samet për The WashingtonPost. Ajo vonesë prej 4 minutash i shpëtoi jetën për herë të dytë mbas Holokausit.