2023 mund të jetë viti kur Vladimir Putin do të detyrohet të zgjedhë pasardhësin e tij. Mediat shkruajnë se zgjedhja mund të bëhet për të mënjanuar rrezikun që ai të rrëzohet pasi popullariteti i Presidentit rus vazhdon të bjerë në mes të një serie humbjesh ushtarake në Ukrainë.
Deklaratën e ka bërë Abbas Gallyamov, ish-shkruesi i fjalimit të Putinit, gjithashtu edhe ish aleat i Putinit. Sipas tij Presidenti rus do të kërkojë t'ia dorëzojë pushtetin një trashëgimtari të zgjedhur dhe të tërhiqet në 'pallatin' e tij prej 1 miliard paund në Detin e Zi në vend që të rrezikojë fatin e turpshëm të tiranëve të rrëzuar si Muammar Gaddafi.
Abbas Gallyamov tha se udhëheqësi rus do të kërkojë t'i japë pushtetin një pasardhësi teknokrat i cili mund të negociojë një fund të luftës me Ukrainën dhe Perëndimin, dhe ndoshta të mos luftojë zgjedhjet e vitit 2024.
Rrethi i Putinit thuhet se nuk e sheh atë më si një “garantues të stabilitetit” duke e parë ngritjen e Yevgeny Prigozhinit, kreut të ushtrisë private të armatosur mirë të Wagnerit, e cila deri më tani ishte më besnikja ndaj Kremlinit.
“Aparati shtetëror ka sytë drejt Prigozhinit dhe nuk e sheh më Putinin si garantues të stabilitetit të tyre”, tha ai gjersa shtoi se “ata duken të tmerruar gjersa po shohin ngritjen e Prigozhinit. Ata ndihen të frikësuar pasi që forcat e tij do të vijnë pas tyre”.
Ai ka të ngjarë të emërojë një të besuar si president – si kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, kryeministri Mikhail Mishustin ose zëvendës-shefi i stafit, Dmitry Kozak.
“Njerëz të tillë mund t’i fitojnë me të vërtetë zgjedhjet. Po, atëherë ata do të duhet të negociojnë me Ukrainën, me Perëndimin dhe të thyejnë ngërçin brenda sistemit”, pohoi ish fjalim shkruesi i Putinit.
Megjithatë, “për Putinin, ky është një opsion i mirë, krahasuar me Çausheskun ose Gadafin”, deklaroi ai dhe shtoi, “Të paktën Putini do të ketë garanci për sigurinë personale”.
Ligjet aktuale nënkuptojnë se ai do të ishte një “senator i përjetshëm”.
Imazhet e një investimi prej 1.2 miliard eurove në një vilë në Detin e Zi u zbuluan nga lideri i opozitës dhe aktivisti kundër korrupsionit, Alexei Navalny, tani i sëmurë rëndë në izolim në një burg të mjerueshëm rus.
Ai përfshin një ‘kompleks nëntokësor 16-katësh’ dhe e krahasojnë me strofkën e heroit të filmave, James Bond. Një inxhinier i kthyer në sinjalizues, i cili thuhet se ka punuar në ndërtimin e saj – i quajtur vetëm si Viktor – thotë se pallati është një “thesar kombëtar”.