Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s'ka gjasa të thyhet, por duhet t'i dëgjoni këshillat e Perëndimit

Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s'ka gjasa të thyhet, por duhet t'i dëgjoni këshillat e Perëndimit

Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për rrjetin amerikan të lajmeve “Zëri i Amerikës“, ka thënë se “lidhja e jashtëzakonshme” mes Kosovës dhe SHBA-ve që ishte krijuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk ka gjasa të thyhet.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të fshihen çarjet dhe vështirësitë që aktualisht ekzistojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat janë krijuar për shkak të mos-dëgjueshmërisë së kryeministrit kosovar Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet në veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.

“Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës…”.

Delawie, i cili shërbeu në Kosovë gjatë vitit 2015-2018, derisa ka komentuar ngjarjet që çuan deri te përshkallëzimi i dhunshëm i situatës në veriun e territorit të Kosovës, ka thënë se shumica e fajit për atë që ndodhi duhet t’i vishet Serbisë, por edhe Kosova mund të ishte më e gatshme të dëgjojë këshillat e Perëndimit.

“Njëkohësisht, mendoj se Kosova do të kishte marrëdhënie më të mira me SHBA-të dhe evropianët, sikur të bënte më shumë përpjekje për të integruar serbët e Kosovës në shoqëri dhe të përmbushte përgjegjesitë e saja për të krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ish-diplomati amerikan.

Ai ka nënvizuar se Perëndimi nuk po i përgjigjet siç duhet dobësimit të demokracisë në Serbi, ndërsa ka shtuar se autoritarizmi në rritje në Serbi dhe dobësimi i demokracisë e lirisë së shtypit, paraqet kërcënimin më të madh ndaj Ballkanit Perëndimor aktualisht.

“Duket se po i ofrojmë stimujt e gabuar. Ndoshta ky është rezultat i përqëndrimit për të ardhmen e afërt tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Është e qartë që Serbia po e shpërfill Perëndimin viteve të fundit. Dhe me sa duket, ne Perëndimi, kolektivisht, nuk duket se kemi reaguar si duhet”.

Ish-ambasadori amerikan me përvojë 35 vjeçare ka propozuar që nëse Qeveria e Kosovës dëshiron t’i përmirësojë raportet e lënduar me bashkësinë e organizuar ndërkombëtare, duhet të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin