Vuçiç nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim në Kosovë. Ka qenë kjo deklarata e ish-ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch. Ai ka thënë se protesta e serbëve të Kosovës në veri të vendit, tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. Bosch ka thënë se veprimet e tilla minojnë gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të thotë se regjimi i Vuçiqit e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar Bosch në llogarinë e tij në Facebook.
Lajmi kryesor:
Pas largimeve nga qeveria dhe komunat, ‘Lista Serbe’ dorëzon mandatet, deputetët serbë braktisin kuvendin e Kosovës, 'paralizohet' edhe sistemi gjyqësor në veri
