Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, reagoi pas debatit në Kuvendin e Kosovës kur deputeti i Listës Serbe bëri propozimin për nënkryetarin e Kuvendit 'në emër të popullit serb' duke i cilësuar zhvillimet si “segregacion” dhe “aparteid” ndaj serbëve.
Petkoviç pretendoi se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj gjuhës dhe simboleve serbe dhe forma të tjera diskriminimi dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të reagojë.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit! Incident me Listën Serbe, propozon nënkryetarin ‘në emër të popullit serb’! Seanca konstituive shtyhet të premten











