Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Vukaj në 'Kontrast': Ukraina gati për në BE, por ndoshta jo në NATO

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Perëndimi do të vinte në jetë parashikimin e Ajnshtajnit. Ai shtoi se në Ukrainë vitet e fundit janë bërë shumë gabime duke rehabilituar në masë disa figura që kanë bashkëpunuar me nazismin. Sipas Vukajt, teksa Europa heshti kur Ukraina i ngrinte përmendore ish-kolaboracinistëve, Putin nga ana tjetër e përdori këtë situatë.

“A do të arrijë puna deri te përdorimi I armëve bërthamore, kjo do të jetë ashtu siç është shprehur Ajnshtajni, se lufta e katërt do të bëhet me shkopinj. Të dyja palët kanë armë bërthamore dhe do të ishte shkatërrimtare për këdo. Putin në takimin me Macron kërkoi që Ukraina të mos jetë në NATO, sepse Ukraina kërkonte ta zgjidhte çështjen e Luhanskut dhe Dontesk përmes luftës. Dhe kjo do ta çonte Rusinë në të ardhme në një përballje me NATO-n” – tha Vukaj.

I pyetur për fatin e Ukrainës në aleancën atlantike, Vukaj u shpreh pessimist. Ai tha se Putin ia arriti qëllimit për t’ia vonuar këtë proces Ukrainës.

“Unë mendoj se Ukraina nuk do të futet në NATO dhe se në territorin e saj nuk do të vendosen baza amerikane. Putini e ka arritur këtë me situatën e krijuar. Unë do të uroja që lufta të arrinte deri këtu, sepse ka edhe më shumë… Çështja e luftës kërkon burra si në rastin e Bill Clinton, që vendosi për bombardimin e Kosovës dhe ajo çështje u vendos në moment” – tha ish-ambasadori Vukaj.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lomi: 02/03/2022 00:22

    IK o alfred ik o toc kuklle ,,,edhe ti malok duhet te jesh si vukaj.....

    Përgjigju
  • lomi: 28/02/2022 20:09

    KENI gjetur njeriun e duhur per te dhene mend per ukrainen,,malokun vukaj,,,pika ne koke qe s'ju bie....

    Përgjigju
    • alfredi: 28/02/2022 20:52

      O Lomo ,o lomo ,oooo Loommoo thirri mendjes o njeri ,nënvleftëson një ish ambasador që ka kryer atë detyrë në një situatë teper vështirë e delikate në marëdhënjet midis dy vendeve , hap dokumentat dhe mos hidh baltë ooooo i baltosur.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja