Ish-deputeti demokrat deklaratë kontradiktore nga spitali: Policët nuk janë plagosur, bëjnë show

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia bëri një deklaratë kontradiktore nga spitali i Traumës ku tha se policët janë lënduar për shkak se janë vënë në protestë pa veshje mbrojtëse ndërsa nga ana tjetër deklaroi se ata nuk ishin dëmtuar vërtetë por kanë bërë një shfaqje para ministrit Lleshaj.

"Si e keni pas rastin ta shini policët vihen përballë një turme protestuesish të revoltuar. Dalin të paveshur me veshje mbrojtëse. Shumica e policëve sapo ka ikur ministri kanë dalë nga krevatet. Plagët e tyre nuk ishin të rënda. Protestuesit janë të plagosur seriozisht, janë persona që kanë vuajtur në kurriz sulmet me urdhër të Lleshajt dhe Ramës. E vetmja mënyrë për të përballuar këtë situatë është revolta e cila sa vjen dhe shtohet. Kjo qeveri i ka orët e numëruara, Revolta njeh një përshkallëzim të jashtëzakonshëm. Qytetarët shqiptarë që kanë humbur shpresën kanë zgjedh të përballen dhe revolta është pak. Nëse nuk vendosin të reflektojnë përgjigjen do e marrin nga qytetarët e thjeshtë", tha Spahia.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?