Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk po bën asgjë tjetër përveç propagandës. "Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama. Dje bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.

Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve! Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare" shkruan ai.