Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka postuar në Facebook foto me eurodeputeten shqiptare Arba Kokalari pas zgjedhjeve në Suedi.

"Arba Kokalari është europarlamentarja me e re! Jashtëzakonisht i lumtur per fitoren e Arbes dhe EPP e cila rikonfirmohet si parti e pare ne Suedi dhe ne te gjithe Europen.

Triumfi i së djathtës në Europë është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë! Urime europarlamentares se pare me origjine shqiptare! Shqiptaret jane krenare për ty Arba! Shqiperia si Europa" shkruan ai.

Sipas PD-së, Endri Hasa ndoqi nga afër rezultatin e zgjedhjeve në selinë qendrore të Partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna), së bashku me Arba Kokalarin dhe kandidatët e tjerë të listës së Moderatna.