Protesta kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër-Kamëz drejtohet nga drejtues të lartë dhe ish deputetë të Partisë Demokratike.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, në krye të disa studentëve është ish-deputeti i PD, Gjok Vuksani, i cili ka organizuar disa nga studentët e tij të protestojnë, duke shkelur në këtë mënyrë edhe ligjin, pasi ka shfrytëzuar pozitën si pedagog i tyre. Madje, ai nuk heziton edhe t’i filmojë ata me celularin e tij për qëllime politike.
Përveçse deputetit të PD, Gjok Vuksani ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në kohën e Berishës. Ai ka qenë edhe Drejtor i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZhBR), ndërkohë që sot është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe në strukturat drejtuese të PD, qarku Lezhë. Në krye të protestës si organizator është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.