"Teatri" vijon të jetë tema e ditës e debatit të politikës. Kthimi i ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar nga Presidenti i Republikës mbajti gjallë polemikat mes opozitës, maxhorancës dhe aktorëve e artistëve të ndarë tashmë në dy grupe. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, i shkëputur prej vitesh nga politika aktive ka bërë një koment në Facebook.

Ai shkruan se vendimi i Metës mund të shihet si një moment reflektimi nga qeveria, ndërsa Ramës i ofrohet për ta ndihmuar për të gjetur paratë për Teatrin e Ri, pa qenë nevoja për Partneritet Publik Privat (PPP).

Postimi i ish-deputetit Andis Harasani në Facebook:

Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin! Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte! Do të falënderojnë të gjithë!