Tabaku shkon tek shkolla 'Sami Frashëri': Pasi u bë inagurimi punimet nuk vazhdojnë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ditën e sotme ka shkuar në vëndin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë e cila është shembur pak kohë më parë. Ajo shprehet se pasi u bë inagurimi punimet nuk vazhdojnë, dhe përsërit sërish katër pyetje publike për shëmbjen e shkollës, vlerën e lartë të rindërtimit të kësaj shkolle dhe  për firmën që do ta ndërtojë. 

"10 ditë mbasi shkolla Sami Frashëri është inauguruar punimi, nuk ka akoma asnjë lëvizje. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, kjo është fasada që u ka ofruar shqiptarëve për 7 vite dhe këtë vazhdon të ofroj edhe sot. Mbasi kemi javë që i bëjmë qeverisë dhe bashkisë disa pyetje, akoma nuk kemi asnjë përgjigje.

Pse shkolla Sami Frashëri u prish në mes të pandemisë në 24 prill pa pasur një projekt? Pse shkolla Sami Frashëri kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro? Pse gënjeu Ahmetaj dhe Veliaj kur thanë që kjo shkollë do të ndërtohet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën?

Kush janë firmat që fshihen pas ndërtimit të shkollës Sami Frashëri? Për shumë shqiptarë, fasada e Rilindjes ka rënë. Tërmeti dhe pandemia e treguan situatën e vërtetë të shtetit, treguan se si këto punojnë, treguan që mbasi fiken kamerat çdo gjë ndalon dhe shkolla Sami Frashëri është thjesht një shembull tjetër që shtohet në perlat dhe në bëmat e Rilindjes.

Shkolla Sami Frashëri është thjeshtë një shembull korrupsioni, babëzie, paaftësie dhe arrogance që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse fotokopja në krye të bashkisë do të bëjë të njëjtën gjë që bën edhe kryeministri", tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

DOKUMENTET/ Veliaj nxjerr blof Kryemadhin për 'Sami Frashërin': Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ajo turpin e ha me bukë


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion