Ish-drejtori i Teatrit në kohën e PD: Zgjidhja e vetme, godina e re

Ish-drejtori i Teatrit në kohën e PD: Zgjidhja e vetme, godina e re

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Armando Bora

Për regjisorin Armando Bora janë të paktë ata aktorë që mendojnë se godina aktuale e Teatrit Kombëtar duhet të hapet sërish për të dhënë shfaqje teatrale apo për të mbajtur organizime të tjera artistike. I pranishëm sot në tryezën e diskutimeve për Teatrin e ri Kombëtar, Bora, i cili gjatë kohës kur qeverisnin demokratët ka mbajtur pozicionin edhe të drejtorit të këtij institucioni, theksoi se rikonstruksioni është thuajse i pamundur, ndërsa u shpreh se zgjidhja e vetme e kësaj situate është ndërtimi i një teatri të ri.

“Unë them që mund të jenë minimalë numri i atyre personave që mendojnë se ia vlen të hapet nesër përsëri dera e TK e të vijojë aktiviteti siç ka qenë edhe për shumë vite të tjera. Rikonstruksioni nuk është thjesht një suva e bërë apo një instalim elektrik apo le të themi ca drita të bukura apo një çati e mirë por edhe këto kërkesa, këto hapësira, le të themi këto gropa, këto rotativë, këto xhepa, këto gjërat a mund të realizohen me logjikën e rikonstruksionit apo jo. Unë jam i mendimit që është pak e vështirë, disi e pamundur për t’u bërë një gjë e tillë dhe pa dyshim zgjidhja vete tek një projekt i ri.

Unë e vlerësoj shumë faktin që ju i krijoni mundësi përfaqësuesve të komunitetit të jenë pjesë prezent e vazhdimit qoftë të negociatave, qoftë ligjore. Unë nuk shqetësohem shumë nga ana ligjore, më shqetëson më tepër se të merrem me teatrin, unë dua të merrem me teatër vetë dhe më intereson se çfarë produkti do kemi në atë produktin final”, tha Armando Bora.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit