
Në të tjera biseda mes ish-efektivit Igli Haxhiaj zbulohet se si ai bënte Pazar për të shitur informacionet hetimore. Pasi kontaktoi me Denis allias Dario Myftiun për t’i shitur informacionet hetimore, ata e kishin lënë për tu takuar. Në një bisedë me një person tjetër, që duket se ishte mik i përbahskët mes Haxhiajt dhe Myftiut, ish-oficeri i shkruan se do t’i thotë kam një informacion dhe e shes, e e do apo jo? Në të kundërt, nëse ai refuzon, ish-oficeri i thotë se nuk ka për çfarë të takohet me Myftiun.
Pjesë nga dosja hetimore
8AIVIH: He file ca behet, u lidhe me?
I.Haxhiaj: O zemra a ike ti? Jo vlla, me tha takohemi te henen, sjam duke u mor me te, do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???, po se deshi vk, skam ca takohem me ate... .
Në këtë bisedë midis Igli Haxhiaj dhe përdoruesit me kod pin 8AIVIH ata komunikojnë përsëri lidhur me shtetasin Dario Myftiu, duke iu referuar pikërisht për bisedën midis shtetasit Igli Haxhiaj dhe Dario Myftiu. Shtetasi Igli Haxhiaj i shpjegon se, “me tha takohemi të henen” dhe në bisedën e datës 05.12.2020 shtetasi Dario Myftiu i ka thënë atij se “takona nga e hona, se neser jam me kalamojt”, duke u konfirmuar fakti se flasin për të njëjtin person. Po kështu, në këtë bisedë shtetasi Igli Haxhiaj konfirmon tej çdo dyshimi faktin se veprimet e tij janë kryer për qëllimi përfitimi monetar, pasi shprehet se, “do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???”.
Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme provohet fakti se përdoruesi i kodit pin 8AIVIH është njohje e përbashkët e shtetasve Dario Myftiu dhe Igli Haxhiaj dhe është pikërisht personi që Igli Haxhiaj i referohet në bisedat e tij me Dario Myftiu si “shoket” e përbashkët midis tyre.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Ish-efektivi 15 mijë € pazar për shitjen e informacioneve sekrete: Jemi 3 veta...! Dyshohet edhe pjesë e trafikut të drogës me grupin e Visit të Pojës











